KARIKIMI I MUSTANG MACH-E

Gjithçka qe ju nevojitet të dini për karikimin Mustang Mach-E

KARIKIMI I MUSTANG MACH-E


Ju keni një sërë opsionesh karikimi. Për karikimin në shtëpi, thjesht mund ta lidhni Mustang Mach-E në furnizimin tuaj të rregullt me kabullin e duhur. Përndryshe, një Wallbox opsional Ford Connected ofron karikim më të shpejtë në shtëpi, për një bateri të plotë gjatë natës. Përdorni aplikacionin e smartfonëve FordPass për të menaxhuar oraret e karikimit në shtëpi, në mënyrë që makina juaj elektrike të jetë gati për t'u nisur në cdo moment.
 

FordPass gjithashtu mund të gjejë pika të përshtatshme të karikimit publik përgjatë rrugës që keni zgjedhur, të cilat mund t'i ndani me sistemin tuaj të navigimit. Ju gjithashtu keni akses në Rrjetin e Karikimit BlueOval™, me më shumë se 300,000 stacione publike të karikimit në të gjithë Evropën, me mbi 16,000 të disponueshme në MB. Plus, Rrjeti i Karikimit DC BlueOval™ me shpejtësi të lartë IONITY, me mbi 1600 pika karikimi me fuqi të lartë në vendet evropiane.


PRIZAT DHE KABLOLAT KARKIKUESE

Mustang Mach-E vjen me dy kabllo karikimi: njëra për karikim në shtëpi, tjetra për karikim në publik. Për përdorim shtëpiak, Kablloja Universale e Karikimit ka një përshtatës që të mund ta futni në një prizë 3 fazore. Gjithashtu ju do te merrni një kabllo për t'u përdorur në stacionet e karikimit publik AC, pasi jo të gjithë kanë të vetat të integruara. 
 

KARKIMI NË SHTËPI

Karikimi i Mustang Mach-E në shtëpi është po aq i thjeshtë sa karikimi i telefonit inteligjent. Thjesht futeni në një prizë konvencionale në mur duke përdorur Kabullin Universal të Karikimit Ford që furnizohet me automjetin tuaj.
 
Përndryshe, një pikë opsionale e karikimit në shtëpi me Ford Connected Wallbox ofron komoditet më të madh me kohë më të shpejte karikimi sesa një prizë shtëpiake. Ai është projektuar gjithashtu për të punuar me aplikacionin FordPass, kështu që ju mund të menaxhoni orarin tuaj të karikimit nga distanca.
 

STACION KARKIMI NË SHTËPI

Ford Connected Wallbox është një pikë opsionale karikimi në shtëpi dhe opsioni më i shpejtë për karikimim në shtëpi. Mund të rikarikojë mbi 20 milje distancë çdo orë dhe do të përfundojë një karikim të plotë brenda natës. 
 

KARKIMI ME PRIZAT E SHTEPISE

Kablloja universale e karikimit Ford e furnizuar mund të futet në një prizë normale të shtëpisë. Ngarkimi është rreth 8 milje në orë† dhe i dobishëm kur jeni larg për të vizituar miqtë pa ndonjë pajisje karikimi.
 
Ashtu si me Ford Connected Wallbox, ju rekomandojmë të konsultoheni me një elektricist të kualifikuar për të kontrolluar çdo prizë që keni ndërmend të përdorni për të karikuar makinën tuaj.
 
Tregohen kabllot e specifikave të BE-së. Lidhësi industrial është i disponueshëm si aksesor opsional me kosto shtesë.

BLUEOVAL™ CHARGE NETWORK 300,000 STATIONS AND COUNTING…

KARIKIMI NË PUBLIK

I pajisur si për karikim AC ashtu edhe për DC, Mustang Mach-E do të vijë me akses 5-vjeçar falas në Rrjetin e Karikimit BlueOval™, me më shumë se 300,000 pika karikimi të disponueshme në të gjithë Evropën – dhe në rritje.
 
Ford është gjithashtu një partner themelues i rrjetit të karikimit me shpejtësi të lartë IONITY, me 400 stacione karikimi dhe mbi 1600 pika të drejtpërdrejta karikimi me fuqi të lartë të disponueshme në autostradat kryesore në të gjithë Evropën. Këto pika të karikimit të shpejtë mund të shtojnë deri në 73 milje distanca ngarje në vetëm 10 minuta.

RRJETI I KARKIMIT I IONITY

Rrjeti IONITY ofron metodën më të shpejtë të karikimit. Karikuesit DC me fuqi të lartë (150 kW) mund të ofrojnë rreth 73 milje në 10 minuta†. Ideale për ndalesa të shkurtra pushimi në autostradë, ku mund të plotësoni me shpejtësi gamën tuaj ndërkohë që merrni një kafe të shpejtë ose dicka të vogel  për të ngrënë.

STACIONET E KARIKIMIT PUBLIK

Stacionet publike të karikimit janë të shkëlqyera për kur jeni jashtë dhe shumë prej tyre ofrojnë karikim më të shpejtë sesa kur jeni në shtëpi. Pikat e karikimit publik AC japin 10-80% karikim në 7,2 orë. Ndërsa karikuesit DC (50 kW) mund të japin 10-80% karikim në 90 minuta. E përkryer kur keni nevojë të rikarikoheni në lëvizje.

GJETJA E NJE STACIONI KARIKIMI

Mustang Mach-E e bën të lehtë menaxhimin e diapazonit të baterive të makinës suaj elektrike ndërsa jeni jashtë. Lidhja Cloud me kompjuterin jep rezultate gjithëpërfshirëse të kërkimit të destinacionit. Kështu që ju mund të planifikoni udhetimet tuaja për të përfshirë pikat më të përshtatshme të karikimit publik. Qasuni lehtësisht në veçori përmes ekranit me prekje SYNC 4, ose duke përdorur komanda zanore jashtëzakonisht të thjeshta, si p.sh., "hej Ford, më gjej një vend për të karikuar.

PLANIFIKONI RRUGËN TUAJ

Një veçori kryesore e FordPass për Mustang Mach-E është Planifikuesi i Udhëtimit EV. Kur kërkoni për një destinacion, sistemi shfaq statusin tuaj aktual të karikimit dhe distancën e mbetur të lëvizjes. Ai madje mund të sugjerojë vendndodhje të përshtatshme karikimi publik përgjatë rrugës suaj të planifikuar, nëse kërkohet, dhe mund t'i faktorizojë automatikisht këto ndalesa karikimi në udhëtim për të optimizuar diapazonin, efikasitetin, kohën e udhëtimit dhe pushimet e rehatisë.

UP TO 280-379 MILE RANGE

WLTP Test Results