Vidhe shfaqjen

Ford Mustang Mach-E GT

E gjitha elektrike. E gjitha stil. E gjitha Mustang.

Ford Mustang Mach-E GT

Performancë serioze

Ford Mustang Mach-E GT

Krijuar për t'u parë

Ford Mustang Mach-E GT

FORD MUSTANG MACH-E GT

Përjetoni fuqinë, pasionin dhe performancën e Mustang Mach-E GT. Anëtari më i fuqishëm i linjës Mustang Mach-E, me deri në 860 Nm rrotullime, është Ford Mustang me akselerimin më të shpejtë, duke arritur 0–60 MPH në më pak se 3.7 sekonda. Mustang Mach-E GT është gjithashtu i aftë të përshkruaje një distancë deri në 236-310 milje (rezultatet e testit WLTP).

Me performancë gjithnjë në rritje dhe qëndrimin e duhur, Mustang Mach-E GT është krijuar për t'ju emocionuar. 


SHIKO MUSTANG MACH-E GT NË VEPRIM

PERFORMANCE

0 – 62 mph in 3.7 seconds ; 487PS output ; 860NM max. torque

BREMBO PERFORMANCE BRAKES

Projektuar nga Brembo, mjeshtërit italianë të frenimit, disqet e përparme me vrima 19" të Mustang Mach-E GT dhe kapakët e kuq të mrekullueshëm japin force të shkëlqyer për të frenuar kur duhet.




MODALITETI I DREJTIMIT “UNTAMED PLUS”

Ekskluzivisht për Mustang Mach-E GT, Untamed Plus rrit modalitetin e perzgjedhur te makinës  tuaj. I krijuar për pistën, Mustang Mach-E GT e shtyn më tej adrenalinen dhe ju jep një emocion që zgjat shumë.

SISTEMI “MAGNERIDE DAMPING SYSTEM”

Duke e rregulluar 1000 herë/sekondë, amortizimi aktiv MagneRide® e mban Mustang Mach-E GT të mbërthyer fort në asfalt. Rezultati është një lëvizje e qetë dhe plot vetëbesim.

CONNECTIVITY

SYNC 4A INFOTAINMENT

Komunikim dhe argëtim i lidhur me Cloud, ekran me prekje 15,5", njohje e zërit, integrim me valë të smartfonëve dhe menaxhim i karikimit të automjetit. Plus, navigimi i avancuar planifikon udhëtimet e gjata me ndalesa për qëllime karikimi.


PËRDITËSIMET E SOFTWAREVE TË FORD

Mustang Mach-E GT është krijuar për të evoluar. Përditësimet pa probleme dhe të sigurta ju bëjnë të jeni gjatë gjithë kohës të updatuar me makinën tuaj. Çdo update-im përmirëson cilësinë, aftësinë dhe komoditetin e makinës suaj.

APLIKACIONI FORDPASS

Zbuloni anën inteligjente të Mustang Mach-E GT. Mbylleni  dhe hapeni ne distance, monitoroni nivelet e karikimit dhe diapazonin e lëvizjes, gjeni stacionet e karikimit dhe paguani për karikimin - të gjitha nga smartfoni juaj.

DESIGN

KIT GT

I krijuar ekskluzivisht për GT, Kiti unik i trupit dallon tërësisht ng ate gjithe. Stili tradicional i grilës GT është një shenjë e trashëgimisë klasike të Mustang.

DISQE UNIKE ÇELIKU 20"

Projektuar ekskluzivisht për Mustang Mach-E GT, disqet e çelikut 20” kanë një dizajn të mrekullueshëm. Frenat e kuqe Brembo 19” dhe kapakët e veshur i shtojnë hijeshinë dhe stilin.

SEDILJE SPORTIVE FORD PERFORMANCE

Me sediljet sportive të firmës Ford Performance, Mustang Mach-E GT ofron një sedilje mbështetëse dhe luksoze për të shijuar udhëtimin.

SISTEMI “B&O PLAY”

Audioja B&O ndërthuret pa problem me Mustang Mach-E GT. Me dhjetë altoparlantë, me zërim të integruar në panelin e kontrollit, ky sistem zanor i personalizuar bën çdo udhëtim komod.

RANGE AND CHARGING

DERI NË 236 - 310 MILJE† ME NJË KARIKIM TË VETËM (REZULTATET E TESTIMIT WLTP)

Mustang Mach-E GT përfiton nga e njëjta mbështetje karikimi si Mustang Mach-E, e cila përfshin akses në rrjetin tonë të karikimit BlueOval™. Përveç kësaj, Mustang juaj Mach-E GT vjen i kompletuar me kabllo karikimi që mund t'i përdorni në shtëpi dhe në lëvizje.

KARIKIMI NË SHTËPI

Është po aq e lehtë sa karikimi i smartfonit tuaj. Përdorni kabllon e karikimit në shtëpi në një prizë konvencionale ose, për kohë më të shpejtë karikimi, zgjidhni një Wallbox me Ford Connected.

KARIKIMI NË STACIONET PUBLIKE

Përfshin pesë vjet anëtarësim falas në rrjetin tonë të karikimit Blue Oval®. Sigurimi i aksesit në mbi 300,000 stacione karikimi në të gjithë Evropën, duke përfshirë karikues me shpejtësi të lartë nga IONITY, dhe pagesa të lehta me një llogari.

RRJETI I KARKIMIT IONITY

Ford është një partner në rrjetin IONITY, duke instaluar stacione karikimi me fuqi të lartë në të gjithë Evropën. Këto ju lejojnë të karikoni një Mustang Mach-E me deri në 57 milje (93 km) distancë në vetëm 10 minuta.

IONITY planifikon të ketë mbi 7,000 stacione në të gjithë Evropën deri në vitin 2025, me çdo vend që të ketë mesatarisht gjashtë pika karikimi.