Ndërtuar për t'u çliruar

Ford transit custom active

FORD TRANSIT CUSTOM ACTIVE

Ford Transit Custom Active është më shumë se thjesht zyra juaj në rrugë.

Diferenciali mekanik me rrëshqitje të kufizuar opsional (vetëm transmetimi manual) ju jep siguri në terrenin sfidues duke dërguar fuqi te rrotat me tërheqje më të madhe. Dhe një dizajn i ri i guximshëm siguron që ju gjithmonë të dalloheni nga turma.

Nga puna në qytet, tek udhëtimet e kampingut në fundjavë. Kudo që të shkoni, Transit Custom Active është ndërtuar për ta bërë çdo udhëtim të lehtë.

Galeria

TIPARET KRYESORE

Me një dizajn të jashtëm të mrekullueshëm, të ri dhe aftësi të avancuara, Transit Custom Active është ndërtuar për t'u çliruar nga rutina dhe me materialet premium dhe teknologjitë inteligjente do të jeni komfort dhe të sigurte kudo që të shkoni.

E NDËRTUAR PËR MË SHUMË SE PUNË

Transit Custom Active i është dhënë një pamje e re e guximshme për t'iu përshtatur aftësive të tij mbresëlënëse. Rrotat unike 17”, pasqyrat me kontrast dhe një grilë me shkrimin Active sigurojnë që ju të viheni re kudo. Një shkalle anësore me gjatësi të plotë e bën aksesin në furgon edhe me të lehtë dhe shinat e çatisë ju lejojnë të transportoni edhe më shumë ngarkesë. Furgoni është gjithashtu i disponueshëm me diferencial mekanik me rrëshqitje të kufizuar, për t'ju mbajtur të sigurte në terrene sfiduese.

SHIJONI ÇDO UDHETIM

Në brendësi, Transit Custom Active i është dhënë një dekorim i pjesshëm prej lëkure premium. Qepjet "Nordic Blue" krijojnë një interior unik për të plotësuar dizajnin e guximshëm të jashtëm. Teknologjitë inteligjente, si FordPass Connect, ju mbajnë të lidhur kudo që ju çon udhëtimi juaj.

NDËRTUAR PËR PUNËT MË TË VËSHTIRA

Transit Custom Active ofrohet me një sistem të avancuar që është ndërtuar për t'ju ndihmuar të trajtoni me lehtësi terrenin e vështirë. Diferenciali opsional me rrëshqitje të kufizuar redukton rrotullimin e padëshiruar të rrotave, veçanërisht në sipërfaqe të veshtira  ose të pabarabarta, duke e drejtuar fuqinë te rrota me tërheqjen më të madhe. Kjo ndihmon për të mbajtur ju dhe ngarkesën tuaj të sigurte dhe te ecni përpara kur ju nevojitet më shumë.

 

TEKNOLOGJIA E AVANTUAR E MOTORRIVE

Motorët e avancuar me naftë EcoBlue bëjnë përshtypje me fuqinë deri në 170 PS.